BallinaAktualitetMjeku Edmond Stojku: Sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen, cikli i këtij...

Mjeku Edmond Stojku: Sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen, cikli i këtij virusi është 14 ditë

Në një lidhje me Skype me Ora News, mjeku Edmond Stojku tha se sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen.

Ai tha COVID-19 ka një cikël të vetin prej 14-ditësh ku organizmi krijon anti-trupa në mënyrë që të luftohen virusi.

Edmond Stojku: Sëmundjet virale nuk kurohen, por parandalohen nëpërmjet vaksinës. Pasi një sëmundje virale të kap ajo ka periudhën e saj të kavaleshencës, e cila vazhdon nga një javë në dy javë dhe ne mund të kurojmë vetëm pasojat, vetëm simptomat. Asnjë mjekësi e përparuar nuk e vret dot virusin pa mbaruar ciklin e tij. Çdo virusi ka cilin e tij, 7-14 ditë. Cikli i këtij virusi është 14 ditë. Nëse plotëson karantinën krijon anti-trupat nga ky virus dhe nuk sëmuresh më nga ai, sepse nuk kalohet dy herë një sëmundje virusale. 

Pyetje: Si mund ta ndihmojë trupin nga këto sëmundje virale?

Edmond Stojku: Kushtet e vështira të jetesë e favorizojnë  shumë një sëmundje virusale. Ushqimi po ashtu është problematik dhe ne duhet të marrim masa edhe për të ndihmuar shtresat në nevojë që mund të kenë nevoja bazike ushqimore. Për këtë njësitë vendore, emergjencat civile duhet të angazhohen dhe besoj janë angazhuar dhe kanë marrë masat që të mos i mungojnë ushqimet dhe kushtet e jetesës. Sa më të mira të jenë kushtet e jetesës aq më imunitar është individi. Të lëmë pastaj rastet kur personi është i moshuar, me një kartelë shëndetësore me probleme. Atëherë ne nuk kemi çfarë ti bëjmë. Po në kushte normale, kur njeriu ka kushte të mira jetese është edhe imuntar ndaj virusit.

Pyetje: Si ju duken masat e marra nga qeveria?

Edmond Stojku: Unë nuk jam dakord me kryeministrin Rama, sepse ne si popullatë jemi treguar të përgjegjshëm dhe nëse ne zbatojmë këto rregulla që janë vendosur nga mjekësia jo nga shteti edhe zotit Rama i bëj thirrje që të mos ketë frikë sepse situata nuk ka mundësi të përshkallëzohet nëse popullata i ka marrë udhëzimet e qarta, ndjek dhe zbaton rekomandimet dhe nuk ka pse situata të agravojë. Situata do të agravonte nëse ne do bënim të kundërtën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular