BallinaAktualitetNga mesnata deri në 08:00 të së hënës mund të qarkulloni me...

Nga mesnata deri në 08:00 të së hënës mund të qarkulloni me makinat private, autobusë nuk ka

Nga mesnata 00:00 deri nesër në mëngjes në orën 08:00 të gjithë ata që janë larguar, mund të rikthehen në vendbanimet e tyre.

Në këtë periudhë, pra deri nesër në orën 08:00 do të lejohet qarkullimi i mjeteve rrugore private me numër të kufizuar njerëzish 4+1 në të gjithë vendin, për t’u kthyer në vendbanimet e tyre, duke respektuar kufizimet higjeno-sanitare të situatës së krijuar.

Në urdhër theksohet se nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të shërbimit publik, pra autobusët, përjashtuar shërbimet taksi 4+1 brenda këtij orari.

Ndërsa pasdite lejohet të qarkullosh me makinë një orë, 16:00-17:00.

Sa i përket ditëve të tjera pas të hënës, nga e marta kur do të futet i gjithë vendi në karantinë, lëvizja do të lejohet në 2 orare, në mëngjes 3 orë, nga ora 05:00-08:00 kur njerëzit të shkojnë në punë dhe pasdite, një orë nga 16:00-17:00 kur të kthehen.

Përjashtim nga ky ndalim bëjnë mjetet e transportit të pajisura me autorizim të posaçëm nga autoritete kompetente dhe të transportit të punonjësve në institucione publike. Autorizimet e mëparshme të lëshuara deri në datën 15 Mars, policia e shtetit njofton se ju zgjatet afati.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular