Nga Aulon Kalaja
Dhe kesaj radhe ai shkarkon nga detyra mjekun Ilir Allkja. Per ata qe nuk e njohin Allkja eshte mjeku qe po perleshej me “korona-virus” dhe ishte kontakti i pare me qytetaret shqiptare, bartes te ketij virusi. E shikoje sa ne terren dhe sa ne urgjence. Here pas here i postonte perpjekjet e tij. Dhe a e dini se ku ndodhet tani?! Ne karantine. Sepse dyshohet se mund te jete dhe ai i infektuar si pasoje e kontakteve me te semuret. Jo te gjithe kane treguar historite e tyre te udhetimit dhe operatoret e urgjences, here pas here nuk jane treguar profesionale, duke i derguar mjeket fillimisht te papajisur me veshjen perkatese, perballe nje rreziku te paimagjinueshem. Ja pra, kete denoncoi publikisht mjeku i guximshem dhe trim, Ilir Allkja. Ai foli per mungesen e mjeteve dhe per me shume pergjegjshmeri ne trajtimin e rasteve nga urgjenca. Por ai nuk dezertoi. Ai foli ne krye te detyres. Ai foli ne terren. Dhe fakti tregon se vete ai ndodhet ne shtepi duke u perballur me pasojat. Urojme te dale per mire.
Por cfare ndodhi?! Menjehere pas denoncimit qe beri mjeku Allkja, vjen dhe shkarkimini tij nga puna. Nje hakmarrje primitive. Nje shkarkim qe nuk vjen se Allkja i bishtnoi punes, u tremb nga ky virus dhe hoqi dore nga lufta. Jo. Kjo ndodhi sepse Edi Rama nuk zhgenjen kurre. Sepse kush denoncon eshte armiku i tij. Kush flet ndryshe nga ai, eshte kundershtari i tij. Dhe kjo qe ka bere Edi Rama ndaj mjekut eshte kriminale dhe ketu nuk po e teproj. A jemi ne kushtet qe mund te shkarkojme nje mjek nga detyra, per nje kapriço te Edi Rames?! A nuk eshte kjo nje hipokrizi, ne momentin qe qeveria po kerkon mjeke dhe infermiere qe kane dale ne pension. Nderkohe qe Ilir Allkja ka sherbyer 27 vjet ne shendetesi si mjek dhe Edi Rama e flaku ne rruge. A e kemi ne luksin t’a heqim nga puna nje mjek, ne kete situate, duke pasur parasysh qe nuk e theu “betimin e Hipokratit”. A nuk eshte tallese qe qeveria shtrin doren ndaj studenteve te viteve te fundit te mjeksise dhe infermierise qe te mund te sherbejne neper spitale dhe nga ana tjeter shkarkon nga puna Ilir Allkjen, i cili nuk shkeli asnje protokoll, por na hapi syte, se si te mbrohemi, ne kete kohe mashtrimesh te medha mga Edi Rama. Na tregoi se cila eshte shendetesia e vertete dhe se Shqiperia nuk i ka mare masat e duhura per t’i bere balle te keqes “COVID 19”. Ashtu siç na mesoi edhe opozita se kemi te bejme me 1.2 milione maska te skaduara qe nga 2011. Por Edi Rama dhe ego e tij e semure per te dale i pagabueshem, si gjithmone e gjeti ilaçin. Opoziten qe denoncoi per maskat, e linçoi, ndersa mjekun Ilir Allkja, ne kete kohe lufte, e shkarkoi nga puna. A u kenaqe o Edi Rama?! Ti e ben kete qe mjeket e tjere te mbyllin gojen, perndryshe, do kene fatin e Allkjes. Mjeket dhe infermieret e tjere te mos na thone ate qe po ndodh dhe te mos ngrene zerin, sepse ti i linçon publikisht dhe iu shkaterron jeten, me pushtetin qe ke ne dore. Ti pra, e bere shembull Ilir Allken per t’i treguar dhe atyre studenteve qe do mund te bashkohen ne kete lufte kunder “korona-virusit”, qe te heshtin. Duket sa i do ti mjeket dhe infermieret, kur je pergjegjesi kryesor i largimit te tyre nga Shqiperia. Ti qe ben pallavra ne facebook, e se gjoja te qan zemra per to, ne kolapsin qe vete po krijon.
Po ne cfare do bejme?! Ne qe i duam pafund mjeket dhe infermieret. Ne qe duartokitem dhe duartrokasim per to. Si do t’a mbrojme pra sot, Ilir Allkjen, ne momentin qe jane ndaluar dhe tubimet, nga facebooku i Edi Rames. Kush do na sherbeje tani ne vend te Ilir Allkjes, Edi Rama?! Do duartrokasim per Edi Ramen apo per Ilir Allkjen?!