Një ndihmës-mjek ka ndërruar jetë në Itali pasi është prekur nga virusi vdekjeprurrës Covid-19.
47-vjeçari Diego Bianco ndërroi jetë brenda natës në krevatin e shtëpisë së tij ku jetonte me gruan dhe djalin 8-vjeçar, por flinin në dhoma të ndara.
Ai jetonte dhe punonte në Lombardi, një nga zonat më të goditura nga koronavirusi. “Diego ishte një punonjës i shkëlqyer, ai mbante masa mbrojtëse dhe shëndeti i tij kontrollohej herë pas here”, thanë kolegët.
“Shko të flesh e dashur, nuk kam për të vdekur nga kjo. Dua vetmë një pozicion të rehatshëm për të fjetur”, këto ishin fjalët e fundit që Diego i tha bashkëshortes së tij.