BallinaEkonomiMbyllen sportelet e tatimeve, DPT: Detyrimet dhe kontributet të paguhen online

Mbyllen sportelet e tatimeve, DPT: Detyrimet dhe kontributet të paguhen online

spot_img
spot_img

Nga nesër nuk do të ofrohet asnjë shërbim për bizneset në sportelet e administratës tatimore.  Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njofotuar zyrtarisht se prej datës 17 mars, e deri në një njoftim të dytë, shërbimet e Administratës Tatimore nuk do të ofrohen në sportelet dhe zyrat e Shërbimit për Tatimpaguesit.

Sipas këtij institucioni, shërbimet e Administratës Tatimore do të ofrohen vetëm online, pasi do të mbyllen vizitat në sportelet dhe zyrat e shërbimit në çdo drejtori në të gjithë vendin. Më tej tatimet sqarojnë se mund të përdorin përmes e-albania, 11 shërbime, si vërtetim për pagim detyrimesh; Vërtetim për pagimin e kontributeve nga subjekti; Vërtetim për pagimin e kontributeve për individin;

Vërtetim për posedim mjeti; Vërtetim për regjistrim të investitorit; Vërtetim për statusin e tatimpaguesit (aktiv-pasiv); Vërtetim për tpër përgjegjësitë tatimore; Vërtetim për tatimpaguesit e regjistruar për qarkullimin e realizuar për 3 vitet e fundit; Vërtetim për individ të paregjistruar; Lëshim certifikatë rezidence për subjekte; si dhe konfirmim listëpagesash. Për çdo problematikë me të cilat mund të përballen bizneset, administrate tatimore ka vënë në dispozicion numrat e telefonit dhe adresat e kontaktit për çdo drejtori rajonale tatimore.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular