Burrë e grua me koronavirus, Bashkia thirrje urgjente: Të vetëizolohen gjithë fshati

0

Bashkia e Roskovecit bën thirrje urgjente për banorët e fshatit Mbërs të vetëizolohen. Kjo pasi një çift bashkëshortësh nga ky fshat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas informacionit nga bashkia ata kishin pasur histori udhëtimni me Italinë, ndërsa pas kthimit kanë pasur kontakte të ngushta në fshat, çka bën që bashkia të kërkojë që banorët të izolohen.

📌📌📌Njoftim i rëndësishëm!
Në vijim të masave të ndërmarra për parandalimin e virusit COVID-19 dhe në bashkëpunim të ngushtë me Q Sh të Bashkisë Roskovec ,
ju njoftojmë se kanë rezultuar pozitiv me Koronavirus #COVID1, dy banorë të fshatit Mbërs, Njësia Administrative Kurjan.
Çifti i bashkëshortëve G & S Misiraj, i janë nënshtruar testimit për COVID-19 dhe kanë rezultuar pozitiv.

Kjo familje ka pasur histori udhëtimi në Itali.
📌📌📌Bashkia Roskovec i bën thirrje URGJENTE të gjithë banorëve të fshatit Mbërs të vetë- izolohen, duke qenë se familja Misiraj ka pasur kontakte të ngushta me banorët e fshatit.
Kërkojmë bashkëpunimin e të gjithëve për të kuptuar rëndësinë e kësaj situate dhe respektimin e rregullave bazë:
�qëndrimin në shtëpi dhe higjienë maksimale personale për veten dhe të tjerët.
❗❗Kjo është një “luftë” që na përket të gjithëve, kujdesuni për veten dhe miqtë tuaj pasi kështu do të mund të mbrohemi të gjithë.
Urojmë shërim sa më të shpejtë çiftit Misiraj.
Zoti qoftë me ne ! 🙏
#JoPanik #Kujdes #qendroninështëpi #Vetëizolohu

Whatsapp Image 2020 03 16 At 12.16.13 Pm

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.