BallinaUncategorizedPagesat në distance/ E-banking dhe kartat bankare ndihmojnë në uljen e rrezikut

Pagesat në distance/ E-banking dhe kartat bankare ndihmojnë në uljen e rrezikut

ufizimet prej virusit Covid 19 po ndikojnë edhe proceset e domosdoshme të pagesave në ekonominë shqiptare. Prej disa ditësh, bankat tregtare po nënvizojnë domosdoshmërinë për të përdorur sa më shumë të jetë e mundur pagesat në distancë ose së paku përmes kartave, për të shmangur kontaktin e shpeshtë me paranë fizike, që, duke pasur një qarkullim të shpeshtë,  mund të jetë një mbajtës potencialë i agjentëve patogjenë.

Aktualisht, shumica e bankave në vend ofrojnë shërbimet e bankingut përmes internetit, që mundëson kryerjen në distancë të të gjithë pagesave të domosdoshme për shërbimet utilitare.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, numri i llogarive bankare të lidhura me internetin në fund të vitit të kaluar arriti në afërsisht 442 mijë. Përdorimi i internet banking është rritur për të njëmbëdhjetin vit radhazi, ndërkohë që vetëm në harkun e pesë viteve të fundit, numri i llogarive të aksesueshme nga interneti është pesëfishuar. Shërbimi i internet banking ofrohet tashmë nga 11 prej 12 bankave tregtare në Shqipëri. Një pjesë e mirë e tyre i ofrojnë shërbimet e internet banking pa pagesë, për t’i nxitur klientët t’i përdorin më shumë ato. Një instrument tjetër pagese që mund të ndihmojë për të kryer pagesa në distancë ose së paku pa përdorur para fizike janë kartat bankare. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, numri i kartave aktive të pagesave, të lëshuara nga bankat tregtare në Shqipëri, është rreth 1.14 milionë. Shumica e dërrmuese e individëve në marrëdhënie pune kanë një kartë të lidhur me llogarinë e pagës. Kjo situatrë mund të jetë një shtysë më shumë që karta të përdoret për pagesa direkte, pa qenë nevoja për të tërhequr para cash nga bankomatet. Për pagesat në vlerë të vogël, kartat sot ofrojnë edhe mundësinë për pagesa pa kontakt me terminalet fizike të pagesave, të vendosur në njësitë e shitjes. Numri i terminaleve POS, që mundësojnë pagesa me kartë, ka arritur tashmë në 11 200. SCAN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular