BallinaEkonomiRaiffeisen Bank prezanton nismën e re digjitale “matje e ndikimi tuaj mjedisor”

Raiffeisen Bank prezanton nismën e re digjitale “matje e ndikimi tuaj mjedisor”

Në Raiffeisen Bank, bankimi i përgjegjshëm dhe qëndrueshmëria qëndrojnë në thelb të misionit tonë. Ne e kuptojmë se institucionet financiare kanë një rol vendimtar për të luajtur në adresimin e sfidave mjedisore globale dhe ne jemi plotësisht të përkushtuar për ta përmbushur këtë rol. 

Jemi krenarë të prezantojmë  funksionin më të ri në aplikacionin tonë celular, Raiffeisen ON: Carbon Footprint/ matje e emetimit të CO2/ raportim i gjurmës së karbonit për klientët individë. Ky funksionalitet novator e bën Raiffeisen Bank të parën në Shqipëri që prezanton një matës të tillë, duke forcuar më tej angazhimin e tonë si një bankë e përgjegjshme dhe që kujdesemi për një të ardhme të qëndrueshme.

Raportimi i gjurmës së karbonit u ofron përdoruesve njohuri të vlefshme për ndikimin mjedisor të aktiviteteve të tyre bankare ditore. Duke aksesuar raportet e personalizuara direkt brenda aplikacionit Raiffeisen ON, klientët tani mund të gjurmojnë lehtësisht emetimet mujore të dioksidit të karbonit dhe gazrave serë, duke i orientuar ata të bëjnë zgjedhje të informuara për një të ardhme më të gjelbërt. 

Nëpërmjet të dhënave të marra nga ky matësi i gjurmës së karbonit në aplikacion, klientët  mund të përfitojnë:

• Detaje mbi emetimet mujore të CO2 dhe gazeve serë bazuar në të dhënat e transaksioneve të tyre

• Raporte të personalizuara brenda aplikacionit Raiffeisen ON, duke ofruar një pasqyrë të qartë të gjurmës së tyre mjedisore.

• Së shpejti: mundësi e shkëlqyer për të kompensuar emetimet e CO2 dhe për të kontribuar në ndryshime pozitive mjedisore përmes nismave të veçanta 

Raiffeisen Bank mbetet në krye të inovacionit, duke vendosur standarde të reja në treg me fokusin e saj në parimet mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG). Duke prezantuar nismën emocionuese “ndikimi tuaj mjedisor”, banka riafirmon angazhimin e saj për të ndërtuar një botë më të qëndrueshme ku edhe ju mund të kontribuoni duke ditur se po bëni një ndryshim pozitiv gjatë kryerjes së transaksioneve tuaja financiare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular