BallinaAktualitet“Paralizimi” i ekonomisë botërore/Ja masat e qeverive, Shqipëria në gjumë, ende pa...

“Paralizimi” i ekonomisë botërore/Ja masat e qeverive, Shqipëria në gjumë, ende pa nismë

Paralizmi  i ekonomisë si rezultat i koronavirusit ka detyruar që shumë shtete të marrin masat për të ndihmuar bizneset dhe individët.

Italia ka miratuar dekretin “Kuro Italinë” i cili ka një vlerë prej 25 mld euro dhe parashikon të ofrojë ndihmë për ekonominë në tërësi. Në këtë mënyrë është vendosur pezullim i detyrimeve fiskale, pezullim i kredive, reduktim i faturave të energjisë, leje e paguar për prindër me fëmijë

Po ashtu në Greqi ku Koronavirusi ka njohur pothuajse të njëtat përmasa si në Shqipëri  është deklaruar se do të pezullohen detyrimet fiskale për të gjitha ndërmarrjet greke si dhe është përcaktuar një pagesë prej 400 eurosh në muaj për familjet në nevojë apo që vuajnë nga papunësia sezonale (turizëm dhe agrikulturë).

Po ashtu edhe Greqia ka bërë me dije se do të ofrojë një reduktim të faturave të energjise dhe të telefonisë.

Shteti Helen pritet të ketë në fokus sektorin e turizmit i cili duket se do të jetë më i prekuri nga kjo situatë. Ndërkohë Gjermania po harton paketën në ndihmë të ekonomisë ndërsa mendohet të akordohet një fond prej 550  mld eurosh që do ti vijë në ndihmë sipërmarrjeve të cilat do të kreditohen me kosto 0.

Edhe Franca parashikon një sërë masash për ringrtijen e ekonomisë e cila ka qenë e dëmtuar edhe nga protestat e vazhdueshme të jelekverdhëve.

Qeveria franceze parshikon të pezullojë të gjitha detyrimet fiskale për ndërmarrjet ndërsa është duke punuar për një plan konkret për të ringritur ekonominë në tërësi. Ndërkohë në Shqipëri ende nuk ka një nismë për të ndihmuar ekonominë dhe bizneset.

Aktualisht Shoqota e Turizmit dhe të Industrisë kanë bërë publike kërkesat e tyre të cilat janë dorëzuar në Ministrinë e Financave.

E vetmja lehtësi në Shqipëri është pezullimi i kësteve të kredive për tre muaj.

Italia masat ekonomike

Pezullohen detyrimet fiskale të ndërmarrjeve dhe individëve

Pezullohen kreditë për ndërmarrje dhe individë

Kredi të buta për bizneset që do të kenë nevojë

Reduktimin e faturave të energjisë dhe ujit

Leje e paguar për prindërit me fëmijë

Pagesat për babysitter ( 600 deri 1000 euro në muaj)

Greqi masat ekonomike

Pezullim i detyrimeve fiskale për ndërmarrjet

400 euro në muaj për familjet në nevojë

Reduktim të faturave të energjise dhe të telefonisë

Franca masat ekonomike

Shtyrje e detyrimeve fiskale

Plan për ringritjen e ekonomisë

Gjermania masat ekonomike

550 miliardë euro për të mbrojtur ekonominë dhe punonjësit

Kredi me kosto zero për kompanitë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular