Një 15-vjeçare nga zona e Mokrës në Pogradec dyshohet se mund të jetë prekur nga koronavirusi.
Behet fjale për një vajze që ka patur kontakt me personelin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, pasi ka qenë e shtruar aty prej 4 ditësh.
Pasi ka dalë nga spitali, vajza është kthyer pranë familjes së saj në fshatin Mokër, por nuk kanë vonuar dhe shenjat e para; siç është temperatura e lartë.
Pasi familja sinjalizoi spitalin, vajza iu nënshtrua analizave, ndërsa tashmë pritet përgjigja e tyre. Nëse 15-vjeçarja rezulton pozitive, kjo do të shënonte rastin e parë me koronavirus në qarkun e Korçes. Deri me tani 8 mjekë dhe infirmierë janë prekur nga koronavirusi në këtë spital, i cili do te kthehet ne karantine per te trajtuar pacientet me kete virus.