BallinaAktualitetE shtruar tek Sanatoriumi, 15-vjeçarja nga Pogradeci me simptomat e COVID-19. Pritet...

E shtruar tek Sanatoriumi, 15-vjeçarja nga Pogradeci me simptomat e COVID-19. Pritet përgjigjja e analizave

Një 15-vjeçare nga zona e Mokrës në Pogradec dyshohet se mund të jetë prekur nga koronavirusi.

Behet fjale për një vajze që ka patur kontakt me personelin e spitalit “Shefqet Ndroqi”, pasi ka qenë e shtruar aty prej 4 ditësh.

Pasi ka dalë nga spitali, vajza është kthyer pranë familjes së saj në fshatin Mokër, por nuk kanë vonuar dhe shenjat e para; siç është temperatura e lartë.

Pasi familja sinjalizoi spitalin, vajza iu nënshtrua analizave, ndërsa tashmë pritet përgjigja e tyre. Nëse 15-vjeçarja rezulton pozitive, kjo do të shënonte rastin e parë me koronavirus në qarkun e Korçes. Deri me tani 8 mjekë dhe infirmierë janë prekur nga koronavirusi në këtë spital, i cili do te kthehet ne karantine per te trajtuar pacientet me kete virus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular