BallinaAktualitetTaulant Muka publikon projeksionin negativ: 70% të prekur, 18 mijë viktima

Taulant Muka publikon projeksionin negativ: 70% të prekur, 18 mijë viktima

spot_img
spot_img

Taulant Muka, mjek epidemiolog dhe drejtues i grupit kërkimor në Universitetin e Bernës, ka realizuar  projeksionet e para konkrete se si Shqipëria do të reagonte përballë pandemisë, sipas disa skenarëve të ndryshëm.

Në studion e emisionit “Opinion”, Muka shpjegoi, projeksionet e tij, bazuar ne pervojat e Kines dhe Italise:

“Dua të flas me numrat, sepse numrat na ndihmojnë të bëjmë projeksione dhe për përballimin sa më të mirë të situatës. Kjo është një betejë e bazuar mbi dije, është arma më e fortë që çdo shoqëri ka”.

Më tej duke iu referuar të dhënave të deritanishme, studiuesi u shpreh se në projeksionet tij ai ka llogaritur një infektim 70% të shqiptarëve, duke e cilësuar këtë inektim të mundshëm.

“Kemi një popullsi, 2.8 milion banorë. Nëse 70% do të infektoheshin, i bie që 80 përqind nuk do të kishim simptoma, ndërkohë që 400 mijë persona do të kërkonin trajtim mjekësor dhe 100 mijë mund të kërkojnë hospitalizim. Këto bazohet në të dhënat paraprake. Është shumë e rëndësishme t’i shohim sipas demografisë.

Këto janë të dhëna që bazohen mbi Kinën. Janë përdorur edhe disa projkesione nga Anglia. Kemi grupin e popullatës për grupmoshë. Nëse do prisnim 70% të popullatës të infektohej, për grupmoshën 0-9 vjeç do të kishim rreth 223 mijë fëmijë që do të infektoheshin, por vetëm 223 do të kërkonin hospitalizim dhe ndoshta vetëm 11 do të kërkonin terapi intensive. Por nëse marrim grupmoshën 70-79 vjeç, atëherë numrat janë krejtësisht të ndryshëm. Do shikonin që 75 mijë do kërkonin terapi intenscve. Nëse do shikom në total popullatën, gati 137 mijë do kërkonin hospitalizim dhe në varësi të të dhënave deri më sot nëse do të prekeshin 70% e popullatës do të kishim një vdekshmëri deri në 18 mijë vetë”, tha Muka në “Opinion”.

Fevziu: Ju po thoni që nëse nuk do merreshin masat rrezikojmë të shkonim deri në 18 mijë të vdekur?

Taulant Muka: Kjo mund të ndodhte në një periudhe 5 mujore.

Fevziu:Me masat e marra sa mund të shkojmë?

Kjo është një pyetje që  unë nuk mund t’i përgjigjem, varet nga shumë parametra, nga demografia, nga sa përqind e popullatës është me sëmundje kronike, unë nuk e kam këtë informacion./ Opinion.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular