BallinaKryesore(VIDEO)/“Faleminderit për asgjë”, Vuçiç i ashpër me BE-në për braktisjen në emergjencën...

(VIDEO)/“Faleminderit për asgjë”, Vuçiç i ashpër me BE-në për braktisjen në emergjencën e koronavirusit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur i zhgënjyer nga qasja e Bashkimit Evropian në lidhje me coronavirusin dhe i ka varur shpresat te ndihma e Kinës.

Në një deklaratë për mediat, Vuçiç ka thënë se solidariteti i madh evropian është vetëm një përrallë e shkruar.

Kreu i shtetit serb i ka adresuar akuzat e tij tek presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila, sipas tij, e ka klasifikuar Serbinë si një vend të papërshtatshëm për të blerë produkte dhe pajisje nga vendet e Unionit.

Në këto kushte, ka vijuar Vuçiç, i ka shkruar një letër “mikut dhe vëllait” të tij të dashur, presidentit kinez, Xi Jinping, si i vetmi person dhe lilder i të vetmit vend që mund të ndihmojë Serbinë.

“Unë kam besim tek presidenti Xi, që është jo vetëm miku dhe vëllai im personal, por i gjithë vendit”, ka shtuar Vuçiç./ EuronewsAlbania

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular