BallinaAktualitetMjeku dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë: 70% e shqiptarëve do të...

Mjeku dhe rektori i Universitetit të Mjekësisë: 70% e shqiptarëve do të preken nga koronavirusi

Koordinatori i Task-Forcës kundër COVID-19, njëkohësisht dhe Rektor i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata, është shprehur se shumë mjek dhe infermier i janë bashkuar trupës së bluzave të bardha për të luftuar virusin. I ftuar sot në News 24, Gjata ka treguar dhe situatën më COVID-19 në Shqipëri, ku tha se në kushtet që jemi po përdoren disa ilaçe kundër virusit dhe vaksina do të paktën 1 vit e gjymsë për t’u prodhuar.

Më tej ai foli dhe për shifra, duke thënë se rreth 70% e popullësisë në Shqipëri do preket nga COVID-19, prandaj u kërkoi qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi. “Vaksina kërkon nga 8 muaj deri në 1 vit e gjysmë kohë. Dhe në Shqipëri 70% e popullatës do preket por ideja është se në sa kohë do preket. Përpjekja është që të progresojë në mënyrë të ngadaltë virusi. Kështu që sistemi shëndetësor ka mundësi t’i presë e t’i trajtojë. Nëse ty të vijnë mijëra pacientë në ditë si në Itali, ti del jashtë mundësi dhe falimenton çdo sistem shëndetësor”, deklaroi Gjata.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular