BallinaAktualitetRiatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë, Rama: E pamundur t’i tërheqim, ka...

Riatdhesimi i shqiptarëve të mbetur jashtë, Rama: E pamundur t’i tërheqim, ka plasur lufta botërore

Kryeministri Edi Rama është shprehur mbrëmjen e sotme se qeveria e ka të pamundur të riatdhesojë ata shqiptarë që kanë mbetur jashtë vendit për shkak të bllokimit të kufijve, nga koronavirusi.

Në një lidhje direkte me emisionin Opinion, Rama iu përgjigj mesazhit të një qytetareje që i kishte mbetur djali në Gjermani sepse kryente shkollën atje, dhe tani s’kishte mundësi të kthehej në Shqipëri.

“Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur”, tha Rama.

Dialogu i Ramës me moderatorin Blendi Fevziu:

Fevziu: Çfarë po bën Ministria e Jashtme që këta qytetarë të riatdhesohen? Një nënë më thotë që ka djalin në shkollë Gjermani, kam prerë tre herë biletën thotë e nuk shkoj dot….

Rama: Nënës i them që ka plasur lufta botërore dhe askush nuk ka çtë bëjë me këto pnegesa që ka shkaktuar lufta botërore. Dhe njerëzit i ka gjetur lufta botërore në vende të ndryshme, ku ne nuk kemi asnjë mundësi t’i tërheqim. E kemi absolutisht të pamundur.

Fevziu: Po qytetarë shqiptarë me rezidencë ndërkombëtare jashtë dhe që kanë ardhur në Shqipëri për dokumenta e kanë ngelur këtu?

Rama: Do të shkojnë kur të mbarojë lufta.

Fevziu: Do rrinë këtu?

Rama: Po çfarë do bëjnë? Do rrinë këtu deri kur të mbarojë lufta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular