Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja. ABC News mëson se bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.
Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë. Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar, por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.
Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë. ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.
ABC News raporton se konstatimi i dy rasteve të reja ka shkaktuar frikë në qytet.