BallinaAktualitetVatra e re në Kavajë/Babë e bir ishin kthyer nga Italia disa...

Vatra e re në Kavajë/Babë e bir ishin kthyer nga Italia disa ditë me parë. U karantinuan, por…

Dy nga pesë të infektuarit me koronavirus që u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit janë nga Kavaja. ABC News mëson se bëhet fjalë për një 80 vjeçar dhe një 41 vjeçar, që janë babë e bir.

Mësohet se të dy ata kanë qenë në Itali dhe janë kthyer disa ditë më parë. Pas kthimit ata ishin vetëkarantinuar, por ditët e fundit kanë patur probleme shëndetësore.

Nisur nga situata e krijuar, ata kanë telefonuar numrin 127 duke kërkuar ndihmë. ISHP u ka bërë testin duke konstatuar se ishin pozitivë. Dy burrat ndodhen tani në Infektiv.

ABC News raporton se konstatimi i dy rasteve të reja ka shkaktuar frikë në qytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular