ryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, në thirrjen “situata emergjente kërkon masa urgjente”i ka bërë thirrje për mbështetjen menjëhërë të mijëra familjeve në vështirësi prej vetizolimit prej epidemisë, Këshillit Bashkiak të Shkodrës, duke i kërkuar përjashtimin e tyre nga taksat, tarifat dhe kamatëvonesat.
Ademi shkruan në Fb: Situata emergjente kërkon masa urgjente! Bashkia Shkodër në krah të qytetarëve dhe bizneseve.
Kërkojmë menjëherë shqyrtimin dhe miratimin e propozimit për marrjen e vendimit për përjashtimin nga detyrime vendore për individët, familjet, personat fizik dhe juridik, OJF-të subjektet, institucionet, në territorin e Bashkisë Shkodër: (Lagje 1, Lagje 2, Lagje 3, Lagje 4, Lagje 5, Njësitë Administrative Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Dajç, Guri i Zi, Postribë, Rrethina, Pult, Shalë, Shosh):
A: Të përjashtohen nga taksa e pronës dhe tarifat vendore (pastrim, gjelbrim, ndriçim publik) për një periudhë 3-mujore viti 2020, për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.
B: Të përjashtohen nga kamatvonesat e detyrimeve vendore dhe gjobave për të gjitha kategoritë e taksapaguesve.