BallinaAktualitetBasha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por...

Basha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i njerëzve

Basha reagon pas përgjigjes për mesazhin e sajuar: Akt i shëmtuar, por të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i njerëzve

Kryetari i opozitës Lulzim Basha reagoi për konfirmimin e ardhur nga Vodafone se mesazhi i çuar në emër të tij për kryeministrin, nuk ishte dërguar nga telefoni i tij. “

Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen.”- shprehet zoti Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone. Në përgjigje u konfirmua dy gjëra:

1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.
2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular