Qeveria ka kufizuar orarin e punës së administratës publike në kuadër të masave parandaluese ndaj koronavirusit.
Vendimin e ka marrë mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama, ku zyra do të jenë të hapura deri në 13:00 të drekës, nga ora 16:00 që ishte deri më tani.
Ndërkohë është publikuar në Fletoren Zyrtare ndryshon vendimin nr. 511, datë 24.10.2002, të Këshillit të Ministrave, për kohëzgjatjen e punës dhe të pushimit në institucionet shtetërore, të ndryshuar.
Gjithashtu në vendim thuhet se nëpunësit civilë dhe punonjësit e përmendur në këtë pikë, gjatë kësaj periudhe, ngarkohen të kryejnë çdo detyrë funksionale që iu ngarkohet nga eprori i drejtpërdrejtë apo titullari i institucionit, e cila mund të përmbushet në kushtet e banesës, nëpërmjet komunikimit telefonik apo të mënyrave të tjera të komunikimit elektronik.
Sakaq, bëhet me dije se këto masa kufizuese nuk do të prekin pagën e administratës publike.
Kujtojmë që disa ditë më parë, në kuadër të masave ndaj koronavirusit, disa ditë më parë, kryeministri Edi Rama urdhëroi edhe ndalimin e përdorimit të makinave për të shkuar në punë për punonjësit e administratës.