Plani i UEFA-s për të mbyllur sezonin në kampionatet e futbollit europian deri në fund të muajit qershor rrezikon të dështojë. Situata me përhapjen e Covid-19 nuk po ndryshon, madje është përkeqësuar në shumë shtete të kontinentit të vjetër.
![Fbl Uefa](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2020/03/uefa-2-525x350.jpg)
Për këtë arsye, sipas prestigjozes franceze “L’Equipe”, qeveria europiane e futbollit pritet të kalojë në planin B, aspak të prerferuar, por gjithsesi të marrë parasysh. Kjo do të thotë se përfundimi i edicionit futbollistit të shtyhet deri në fund të muajit gusht.