BallinaAktualitetStatusi prekës/Mjeku në shërbim të sëmurëve me Koronavirus ka ditëlindjen, i vëllai...

Statusi prekës/Mjeku në shërbim të sëmurëve me Koronavirus ka ditëlindjen, i vëllai e uron…

Mjekët sot kanë betejën më të rëndësishme të karrierës së tyre, janë në një mision të jashtëzakonshëm, në shërbim të qytetarëve, sa që u desh kjo situatë e rëndë e krijuar nga Koronavirusi (COVID 19) të vlerësohen moralisht te pakten aq sa e meritojnë.
Të keqpaguar ndër vite, pa kushtet e duhura për të ushtruar profesionin që kanë, bluza e bardhë është parë si shpëtim i jetës nga gjithësecili, pavarësisht se për ta askush nuk ka menduar sa duhet për ta për t’i respektuar (qytetarët) si dhe iu dhënë çfarë iu takon, aq më tepër institucionet këto 30 vite të tranzicionit.
Një prej mjekëve i cili sot ndodhet në ballë të punës, kundër Koronavirusit është Nevruz Bara i cili dje kishte ditëlindjen dhe nuk e ka festuar si çdo vit tjetër.
Kjo datë e rëndësishme për të, familjet dhe të afërmit e ka gjetur doktorin ne gatishmeri ne Karantinën e spitalit “Shefqet Ndroqi”, i njohur Sanatoriumi në ndihmë të të prekurëve nga COVID 19.
Doktor Nevruz Bara nga Zallë-Dardha e Dibrës, ka një karrierë mbresëlënëse, një imazh shumë të mirë tek pacientët aty ku ka shërbyer. Doktor Bara e ka shfaqur humanizmin e tij në Lezhë ku ka shërbyer për shumë vite, me lezhjanë, mirditorë, dibranë, kurbinas etj,  ku secili që ka kaluar nga duart e tij ka veç lëvdata dhe bekime për të. Prej disa vitesh doktor Nevruz Bara shërben si mjek kirurg në spitalin “Shefqet Ndroqi në Tiranë të kthyer së fundmi nga ministria e Shëndetësisë në Karantinë për të prekurit me Covid 19.
Komisar Qatip Bara (pedagog në një universitet në Tiranë), në pamundësi për të festuar çdo vit me të vëllain shkruan një status prekës në FB për të.
Sot një ditë e veçantë për mua dhe familjen e madhe Bara! Vëllai im, doktori e Kirurgu tashmë i njohur ndër vite Nevruzi, ka ditëlindjen! Mbase ai sot mungon pranë nesh dhe ne pranë tij, pasi ai vazhdon luftën me armikun e padukshëm në spitalin “Shefqet Ndroqi ” duke ju shërbyer pacientëve dhe po përballet në vijën e parë të zjarrit, por dije se ne jemi me ty duke festuar përsëri ditëlindjen tuaj edhe në këtë ditë të vështirë të gjithë bashkë! Ne të gjithë të urojmë, jetë të gjatë plotë shëndet, ngelesh modeli e simboli më i mirë i Joni! Të duam shumë, Zoti qoftë me ty dhe të ndihmoftë në këtë beteje! Përqafime!”-shkruan Komisar Qatip Bara i cili dhe ai në këto ditë të vështira është në shërbim të qytetarëve në radhët e Policisë së Shtetit.

Të pakët janë mjekët që kanë pranuar të lënë Tiranën për të punuar në spitalet e rretheve. Grupi ynë i xhirimit ka qenë në Kukës, ku ka biseduar me njërin prej tyre.
Kirurgu Nevruz Bara tregon se nuk ishte e lehtë të linte familjen dhe punën në kryeqytet dhe këtë nuk e bëri për bonusin e vendosur nga qeveria.

Burime nga spitali “Shefqet Ndroqi” e kthyer në Karantinë për Covid 19 konfirmojnë për startnews.al se doktori, kirurgu Nevruz Bara së bashku me tre kolëgë të tij janë caktuar për të operuar çdo pacient me Covid 19 që mund kenë indikacion për operacion urgjente.
Nevruz Bara është mjek kirurg me diplomë që në vitin 1994

Doktor Bara me koleget ne spitalin e Lezhe

Doktor Bara ne Kukes ku iu pergjigj thirrjes per te ndihmuar spitalin e qytetit ne operacione

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular