BallinaKryesoreTë ndihmojmë veten dhe personelin shëndetësor..! Çfarë është SARS-Cov-2.. si të mbrohemi...

Të ndihmojmë veten dhe personelin shëndetësor..! Çfarë është SARS-Cov-2.. si të mbrohemi prej tij..?/Nga Dr. Henrik Zotaj

Nga Dr. Henrik Zotaj

Te ndihmojme veten dhe personelin shendetesor..!

“Ju mesa duket akoma nuk e keni kuptuar se me cfare keni te beni…Te gjithe njerezit te qendrojne ne shtepi, cdokush duhet te jete gati te mbroje jeten.. sepse jeta e njerezve eshte me e rendesishmja tani..nuk kemi nje zgjidhje te dyte pepara jetes”…
zv/presidenti i kryqit te kuq kinez.( ne Itali)

Cfare eshte SARS-Cov-2.. si duhet mbrohemi prej tij..?

Virusi i ri SARS-Cov-2 është koronavirusi i ri i zbuluar, i panjohur më parë.
Virusi i ri nuk është i njëjtë me koronavirusët që qarkullojnë zakonisht tek njerëzit dhe shkaktojnë sëmundje relativisht te lehte..
Virusi i ri SARS-Cov-2 qe shkakton COVID -19, jep nje semundje akute, qe ne nje person me sistem imunitar normal sherohe ne pak dite dhe pa pasoja, padyshim jo ne te gjitha rastet, edhe ne mosha me te reja, ka patur individe qe pas prekjes nga
Covid-19, kane patur komplikacione te renda deri edhe ne humbje tejetes..
Por, problemi kryesor qendron te individet me imunitet te dobet sic jane te moshuarit dhe individet me semundje kronike, si ato me diabet, semundje te zemres, semundje te mushkerive..semundje tumoreale..etj

Te gjenden menyra dhe rruge per t’iu ardhur ne ndihme te moshuarve dhe atyre me semundje kronike..!

Pikerisht, keto individe te moshuar ose me semundje kronike, ose qe i kane te dyja.. do te duhet t’ju keshillojme..te qendronin ne shtepi dhe te mos dilnin jashte per asnje arsye, nese mundesia per t’ua siguruar ushqimet dhe medikamentet ekziston nga familjaret ose te afermit..
Kjo keshille vjen nga ekspertet me te mire, virologet dhe shkencetaret, nga e gjithe bota, derisa kjo periudhe te kaloje..
Gjeja me e rendesishme thone ekspertet Izrealite ne keto momente eshte, te ndahen te moshuarit dhe personat me semundje kronike nga te rinjte dhe pjesa tjeter e shendoshe e popullates..sepse, Coronavirusi eshte nje virus unik, dhe specifik, me shume pasoja per keto kategori, sesa per njerezit e rinj dhe te shendetshem, prandaj ajo qe duhet te bejme per kete periudhe edhe ne vazhdim, eshte te kujdesemi per keto kategori, te gjejme rruge dhe menyra se si ato mund ti marrin medicamentet psh. per dy ose tre muaj, te flasin dhe konsultohen me mjekun e tyre ne tel, kur gjendja shendetesore e tyre eshte e qendrueshme.. t’ua dergojme ushqimet dhe medicamentet te dera, por pa i takuar..
Ti telefonojme ne skype, whatts-app , viber etj, por kurresesi mos hyni brenda ne shtepi, mos i takoni..
Ne shumicen derrmuese te rasteve ju dhe femijet tuaj vertet mund te jeni te shendetshem por, ju – pa e ditur, mund te jeni mbartes te virusit dhe mund t’ua transmetoni pernjehere nepermjet kontaktit, mos i takoni, mos i perqafoni se do ti rrezikoni….Nese pamundesia e tyre ben qe ato duhet te dalin jashte per sherbime te caktuara me patjeter, Atehere edhe Ato.. por, dhe Ne…duhet te ruajme distancimin social te pakten 2m, dhe te vendosim masken mbrojtese…

A mund te frenohet kjo pandemi..?

E verteta eshte se, Ne.. nuk mund ta frenojme kete pandemi por, ne mund ta ngadalesojme dhe ta zbusim ne maksimum ate..prandaj, secili prej nesh ka nje mision, te qendrojme ne shtepi te vetekarantinohemi, te ruajme distancimin social.
Sot, ne duhet ta kryejme kete mision, nuk duhet tia leme kete mision vetem strukturave shendetesore…
sepse ato vetem nuk mund ta perballojne..
sebashku mund tia dalim..
Ne keto dite jo normale per te gjithe..ne..!
pyetja qe behet me shpesh eshte..

Sa kohe do te qendrojme keshtu te izoluar..??

Nese do respektojme nje higjene vetjake, dizinfektimin e sendeve qe perdorim cdo dite, veteizolimin dhe distancimin social..
Jo shume gjate..!
Ne javet dhe muajt ne vazhdim, nje pjese e mire e popullates do te fitoje imunitet, madje fitimi i ketij imuniteti eshte i nevojshem per te krijuar te ashtequajturin imunitet te “tufes” imunitet i cili i duhet popullates per te mposhtur nje virus te ri ,,si covid -19, apo nje mikroorganizem tjeter te ri, qe ky imunitet i “tufes” te ndodhe duhet qe te pakten 50% e popullsise te jete e imunizuar nga virusi, qofte ne menyre natyrale qofte me vaksinim, meqenese vaksinimi eshte ende larg, ky Imunitet do vije duke u rritur bashke me valen e pandemise..qe per pak jave mund te kete pikun e saj dhe me pas do vije duke rene..kjo periudhe mund te marre.. dy..tre..ose kater..muaj, por gjate kesaj periudhe nje pjese e konsuderueshme e popullates do te arrije te imunizohet.. edhe pse nje pjese e mire e tyre, do ta kalojne pa e ditur qe e kane kaluar..kete virus..por, ne fund ato do te jene Imune…
Pandemia, do te shkoje drejt fundit… dhe te moshuarit dhe individet me semundje kronike do te mund te dalin nga shtepite lirshem, atehere dhe ju do te keni mundesi ti takoni dhe perqafoni me gjithe mallin dhe dashurine tuaj…
Ajo c’ka duhet te beni tani per tani, eshte..te qendroni ne shtepi, te mbani një mënyrë jetese të shëndetshme, dietë të duhur, konsumoni sa me shume lengje, dhe pini sa me shume uje gjate dites, gjume, stervitje brenda ambientit dhe mbani kontakte sociale online me miqtë dhe familjen…
Sebashku mund t’ia dalim..!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular