BallinaAktualitetVideo/Vetëm e shoqja në varrim, përcillet viktima 71-vjeçari e koronavirusit

Video/Vetëm e shoqja në varrim, përcillet viktima 71-vjeçari e koronavirusit

Nën masa të rrepta sigurie është përcjellë sot për në banesën e fundit 71-vjeçari F.M, i prekur nga virusi vdekjeprurës Covid-19.

71-vjeçari me origjinë nga Kuçova ishte transportuar nga spitali “Shefqet Ndroqi” në “Spitalin Infektiv” përpara 7 ditëve.

I moshuari vuante nga disa sëmundje shoqëruese: Kancer mushkërie, diabet mellitus, fibrilacion arterial dhe hipertension.

Ai u varros nën masa të rrepta sigurie, pa praninë e asnjë familjari, përveç bashkëshortes, e cila prej 10-ditësh ndodhet e karantinuar në shtëpinë e saj në lagjen “1 Maji” në Kuçovë, që ditën që mori vesh se bashkëshorti i saj rezultoi pozitiv me koronavirus.

Në funeral ishin të stacionuar edhe forca të shumta policore, për të verifikuar respektimin e masave të sigurisë gjatë përcjelljes së tij për në banesën e fundit.

Viktima erdhi nga Spitali i Tiranës, direkt në varrezat e qytetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular