BallinaOP ED140 milionë eurot e Becchetti, ja sa do shërbenin Ramës në betejën...

140 milionë eurot e Becchetti, ja sa do shërbenin Ramës në betejën e “luftës” për Koronavirusin

Nga Marinela Ziu

Nga sot, për një tekë të kryeministrit, do të paguajme nga taksat tona 140 milionë euro pas vendimit Becchetti të Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit. Pa përfshirë këtu edhe kostot e avokatëve, shpenzimet e udhëtimeve në Washington, kostot e dietave etj, të cilat nuk u bënë kurrë transparente.

Në një kohë kaq të vështirë, ku të gjitha shtetet kanë përqëndruar gjithçka në luftën kundër Covit-19, ne vazhdojmë avazin me shpërdorime, darovitje oligarkësh dhe lukse kryeministrore.

Në kushtet kur, çdo ditë po infektohen mjekë dhe infermjerë, vija e parë e luftës, vetëm me vlerën e faturës së fundit, në spitalet tona do të kishim:

* 2,000 aparate ventilimi për kurrimin e pacientëve më Covid-19 (50,000 euro * 2,000 aparate = ‭100,000,000‬ euro)

* 200,000 tampona për kryerjen e testeve Covit-19 (120 euro * 200,000 teste = 24,000,000 euro)

* 16,000 veshje dhe pajisje speciale për mbrojtjen e mjekëve (1,000 euro * 16,000 sete veshjesh mbrojtëse = 16,000,000)

Në një vend normal, kjo faturë do të fillonte të paguhej nga kulla e Surrelit, por kjo është një tjetër fatkeqsi për shqiptarët në këto ditë të vështira…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular