BallinaKryesoreGjeneral (r) Piro Ahmetaj: 24 Marsi, skalitur në memorjen e mirënjohjes Kombëtare!

Gjeneral (r) Piro Ahmetaj: 24 Marsi, skalitur në memorjen e mirënjohjes Kombëtare!

Nga Gjeneral (r) Piro Ahmetaj

Të nderuar miq/koleg 🇦🇱 🇽🇰 🇺🇸,

Sot është një datë, që simbolizon përvjetorin e një ngarje të madhe, që meriton të skalitet përjetësisht në memorien kombëtare!

Në mbrëmjen e 23 marsit 1999, misionari amerikan, Ambasadori Holbrook, u kthye direkt nga Beogradi në selinë e NATO-s në Bruksel. Kjo kishte qenë edhe përpjekja e fundit diplomatike për të evituar ndërhyrjen ushtarake në ish-Republikën Jugosllave.

Ditën tjetër, 24 Mars 1999, SHBA dhe NATO nis fushatën ajrore për të çliruar Kosovën! 🇽🇰

Kjo ngjarje jo vetëm shënoi nisjen e luftës për të gjunjëzuar një kriminel lufte si Millosheviçi por edhe ndryshoi përjetësisht gjeopolitikën e Rajonit, në favor të Kombit Shqiptar !

Si sot, 21 vjet më parë, fuqia ajrore e SHBA dhe NATOs u angazhuan për herë të parë në një luftë historike “jashtë artikullit 5” por edhe u faktorizua & legjitimua si ”Aleanca e lirisë, fitimtarëve dhe e besimit te vlerat demkratike në mbarëbotën!

Prandaj, kjo datë e lavdishme meriton të përkujtohet si dhe SHBA & NATO meritojnë mirënjohjen në përjetësi nga mbarë Shqiptarët ! 🇦🇱 🇺🇸

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular