Një mjeke në Spitalin e Infektivit dyshohet se është prekur nga koronavirusi.
Mjekja në fjalë ka shfaqur simptoma të virusit dhe mësohet se ndaj saj ka nisur trajtimi mjekësor.
Ajo fillimisht i është nënshtruar testimeve dhe sipas Fax News priten edhe rezultatet.
Më herët pozitiv me COVID-19 rezultoi edhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.