BallinaAktualitetShqiptarët e bllokuar në Rumani e kanë të pamundur largimin. Ja ku...

Shqiptarët e bllokuar në Rumani e kanë të pamundur largimin. Ja ku te kontaktojnë..

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, pas konsultimeve me autoritetet rumune, informon gjithë shtetasit shqiptarë të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në territorin e Rumanisë, për shkak të kufizimeve, përtej periudhës së lejuar prej 90 ditësh ose do t’ju skadojë viza gjatë kësaj periudhe, duhet t’i drejtohen Inspektoriatit të Përgjithshëm për Migracionin pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Shtetasit shqiptarë duhet të provojnë se e kanë të pamundur largimin nga territori rumun. Kontaktet e Inspektoriatit mund t’i gjeni në linkun:

http://igi.mai.gov.ro/en/node/contact.

Ndërkohë, shtetasit shqiptarë të cilëve u skadon Leja e Qëndrimit gjatë kësaj periudhe, duhet ta rinovojnë atë online në linkun:

https://portaligi.mai.gov.ro/portaligi, ose t’i drejtohen zyrave të Inspektoratit të Përgjithshëm për Migracionin të qytetit ku jetojnë. Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim për rinovim gjendet në linkun:

http://igi.mai.gov.ro/en/content/residence-permit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular