Ishte vendi i parë që u godit nga Covid-19, por pas gati tre muajsh nga zyrtarizimi i pidemisë, Kina po I kthehet normalitetit. Sigurisht shumë masa sigurie vazhdojnë të jenë në fuqi, por kjo nuk pengon rikthimin e njerëzve te pasioni i tyre, përfshirë edhe sportin
Kështu, mediat lokale dhe ato ndërkombëtare raportojnë me video se si kinezët në shumë qytetet kanë nisur aktivitetet sportive në masë, përfshirë edhe një mini-maratonë të zhvilluar në 23 mars në qytetin Dujiangian.