BallinaKryesoreCOVID-19/Ja si qeveria e Kosovës iu vjen në ndihmë bizneseve, nga pagat...

COVID-19/Ja si qeveria e Kosovës iu vjen në ndihmë bizneseve, nga pagat e punonjësve tek kontributet dhe qiraja, ja çfarë pritet

Qeveria e Kosovës iu vjen në ndihmë bizneseve me një paketë masash ekonomike. Ministri i Financave, Besnik Bislimi, ka propozuar një pako për emergjencë fiskale.

Ai ka thënë se masat e marra për mbrojtje nga koronavirusi e kanë penguar prodhimin dhe ka rënie të aktivitetit ekonomik në tri kategori, te qytetarët, komuniteti i biznesit dhe buxheti i shtetit.

“Kapaciteti është shumë i kufizuar dhe borxhi është i lartë për shkak të mospagesave. Masat e Qeverisë edhe në aktivitetin ekonomik janë reflektuar me një automatizëm edhe te të ardhurat doganore dhe tatimore nga 7.5 deri në 12.5%. Mund të ketë 200 milionë euro më pak të ardhura”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në kuadër të pakos së masave emergjente që ka përgatitur MF-ja është përgatitur një raport mbi gjendjen e ekonomisë pas përhapjes së pandemisë.

Bislimi ka thënë se synim nuk është kompensimi i të gjitha dëmeve, por minimizimi i tyre. Ndër 13 pikat e prezantuara, Bislimi ka thënë se Qeveria do t’i kompensojë kompanitë për pagat, të cilat ka propozuar të jenë në masën e pagës minimale prej 170 euro.

“Mbulimin e shpenzimeve për paga për ata që janë afektuar në masën e pagës minimale prej 170 euro për dy muaj në vijim, maksimumi i mjeteve të alokuara në këtë masë janë 41 milionë euro. Subvencionimin e qirasë deri në maksimumin e masës deri në 50% për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për dy muajt e ardhshëm. Për punëtorët e ndikuar nga pika 1, që marrin atë pagën shtesë nga qeveria prej 170, qeveria merr përsipër edhe mbulimin e kontributeve pensionale për dy muajt e ardhshëm”, ka thënë ai para mediave.

Vednimi

Për këtë çështje ka shkruar në Facebook edhe kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi. Ai ka deklaruar se ministri i Financave sapo ka propozuar 41 milionë euro për paga, 12 milionë euro për qiratë (për 2 muaj), 20 milionë për likuiditet te kompanive.

Disa ditë më parë qeveria në Prishtinë vendosi edhe lirimin e pagesave të TVSH-së për të gjitha importet e grurit dhe miellit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular