Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në Neës 24 deklaroi se qeveria shqiptare po bën propagandë, në një kohë kur duhet të merrte përgjegjësitë për të mos i lënë njerëzit e varfër, të futen më shumë në krizë.
Kryedemokrati tha se situata në vend nuk është e mirë dhe ka rrezik që nga pandemia e koronavirusit ne po shohim vetëm majën e ajsbergut.
“Mirënjohje cdo qytetari që është bërë pjesë në përpjekjen tonë kundër përhapjes së virusit. Cdo vend është detyruar të përballet me këto masa por jo në cdo vend ka kaq shumë varfëri, e di sa e vështirë është kjo situatë për njerëzit, këtu në mes të Tiranës dhe në vende të tjera. Kjo është një sakrificë e jashtëzakonshme që bëhet për të shpëtuar jetët e familjarëve tuaj. T’i japim njëri-tjetrit kurajo, që të kalojmë me sa më pak dhimbje këtë sfidë. Masat u morën jo në kohë, por qytetarët i zbatuan. Sot 2 javë pasi kërkoj marrje masash po e them troc: që situata nuk është mirë, menaxhimi i kirzës po bëhet me propagandë boshe. OBSH kërkon testime masive ne nuk e dimë sa teste kemi. Kosova e thotë përditë sa teste bëhen, autoritetet ketu e fshehin. Mungesa e testimeve mund të ketë pasoja fatale, mund të na tregojë vetmë majën e ajsbergut. Ndihmat ekonomike nuk do hyjnë në fuqi para 1 prillit në një kohë kur qindra e mijëra familje janë në varfëri ekstreme. Shprenzimet vijojnë si më pare, 5 veta marrin para për beton, kur nuk është priortet, në një kohë që prioritet është shëndetësia”,- tha ai.