BallinaAktualitet"S'ka kohë për të humbur"/Basha: Rama t’i thërrasë mendjes, nuk zgjidhen gjërat...

“S’ka kohë për të humbur”/Basha: Rama t’i thërrasë mendjes, nuk zgjidhen gjërat me telefon. Ç’ka i thashë Rames në..

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një lidhje live për News 24 ka zbuluar se çfarë ka folur në Këshillin e Sigurisë Kombëtarë.

Sipas tij, gjëja e parë që duhet bërë është mbyllja e fasonerive, call centers dhe fabrikat me shumë punonjës dhe me ambiente të pamjaftueshme gjë që e ka përsëritur ditë pas dite.

Kryedemokrati ka kërkuar edhe që të jetë pushteti vendor ai që të gjurmojë rastet në kushtet e karantinimit të popullsisë pasi është më e lehtë në këto kushte.

”Do të vijë një ditë pasi të gjitha janë të thëna. Sot nuk është koha për të dalë përgjegjësitë. Duhet lënë propaganda. Se si bëhet, propaganda duhet të ndalet.

Nuk zgjidhen gjërat me telefon. Nxjerrin një akt që efektet fillojnë në prill. Shpresoj të jetë gabim trashanik, është skandal. E di çdo të thotë për familjet që s’ka të ardhura?

Këtu në qendër të Tiranës, që nuk është zona më e varfër e Shqipërisë. Një dyqani mishi, shitësi më tha që vijnë blejnë kocka.

Konsumi do të bjerë, bëhet fjalë për dhjetëra qindra familjarë. Nuk ka kohë për të humbur. Kam dy javë që kërkoj të merren masat, nuk mund të hidhen hi syve. Kjo kushton shtrejtë. Edhe dje 7 milionë euro tendera për beton, vetëm këto nuk ndalen.

Kam kërkuar dje fund masave të dyfishta. Çdo masë e kemi përshëndetur. Masa për të mbrojtur shëndetin që një familjar të dalë për Pazar, por është standart I dyfsihtë të mbash ende fasonet me qindra famijarë. Me 200 euro po t’i paguash 14 milionë euro të kushtojnë, shto dhe 1 milionë euro tjetër. T’i thërrasë mendjes, është vetëm përgjegjësia e tij dhe kthehen në vatra infeksioni. Dy javë sakrifica mund të zhvlerësohen. Kjo është dallimi mes Lombardisë dhe Jugut të Italisë.

Të mërkurën ja parashtrova në Këshillit e Sigurisë. Më tha që do e shqyrtojë. E them edhe kujdesin për financat.

E para e punës ke ku t’i gjesh. 22 milionë euro për beton, dhe 7 ja dhe dje. Përtej kësaj kostoja në jetë njerëzish do jetë e paparashikueshme, kurse kostoja ekonomike do jetë edhe më e madhe. Do jetë budallallëk me brirë që të kursejë sot dhe nesër të harxhojë.

Jam i shqetësuar. Nuk ka më kohë për shfaqje. Të marrë masa për të realizuar distancimin social. Ne nuk kemi bërë panik ndjellës. Çfarë duhet të presim që të bëhet masive.

Të bëhet transparenca me testimet. Ekspertët tanë duke u mbështetur tek ndërkombëtarët. Kërkova në Këshillin e Sigurisë që të ndryshohet taktika. Të bëhet testim masiv i shëndetësisë dhe i policisë apo bukëpjekësit dhe supermarkatat. Gjurmimin. Pushteti vendor këtë të bëjë. Gjurmimi në kushtet e karantinës.”- tha Basha.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular