BallinaBotaTrumpi urdhëron “General Motors” të prodhojë ventilatorë. Ja sa synohen për 100...

Trumpi urdhëron “General Motors” të prodhojë ventilatorë. Ja sa synohen për 100 ditë

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se SHBA-ja do të prodhojë 100 mijë ventilatorë për 100 ditë, raporton Reuters.

Trumpi, ka urdhëruar kompaninë e njohur të veturave “General Motors” që të prodhojë ventilatorë për pacientët e prekur me koronavirus.

Trumpi tërhoqi Aktin për Prodhimin Mbrojtës të Luftës Koreane, me qëllim që t’i mundësohet presidentit të detyrojë kompanitë të prodhojnë produkte në mbrojtje të vendit, transmeton KOHA.

Ai ka deklaruar se “General Motors” po humbte kohë dhe duhej marrë masa për të shpëtuar jetët amerikane.

Në SHBA tani janë 104 mijë raste me koronavirus, e që është më së shumti në botë. Deri më tani, kanë vdekur 1 mijë e 700 persona

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular