BallinaAktualitetVëllai kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia, konfirmohet pozitive më...

Vëllai kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia, konfirmohet pozitive më koronavirus 19-vjeçarja nga Tropoja

Ka shkuar në tre numri i qytetarëve të infektuar me COVID 19 në qytetin e Tropojës, ndërkohë që rasti më i fundit i përket një 19-vjeçareje nga Lekbibaj.

Burime për Fax News bëjnë me dije se vëllai i 19-vjeçares kishte pak kohë që kishte ardhur nga Italia.

E reja është paraqitur ditën e djeshme pranë spitalit Infektiv të Tiranës së bashku me babain e saj për të kryer analizat, dhe ka rezultuar pozitive.

Ndërkohë një tjetër problem që ëshët hasur në spitalin e Tropojës është se testimet e personelit të mjekëve po bëhen në mënyrë preferenciale dhe jo të gjithë. Po ashtu ato ngrejnë shqetësimin se nuk kanë veshjet e duhura për tu mbrojtur.

Kujtojmë se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për shtyp ka njoftuar se janë testuar pozitiv 11 persona brenda 24 oreve me COVID 19 duke shkuar në 197 të prekur.

Deri më tani kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa mësohet se janë shëruar 33 të tjerë të cilët kanë rezultuar negativ ne testet për Covid 19. Rastet e reja janë më së shumti në Tiranë dhe Fier.

Silva Bino, specialiste në ISHP tha sot se 4 persona ndodhen në gjendje të rëndë në Spitalin Infektiv, ndërsa vetëm gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm humbën jetën 2 të infektuar të cilët ishin shtruar në repartin e terapisë intensive prej disa ditësh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular