BallinaAktualitetVideo sensibilizuese e kreut te opozitës. Basha: Qëndro në shtëpi, është kohë...

Video sensibilizuese e kreut te opozitës. Basha: Qëndro në shtëpi, është kohë sakrificash, respektoni udhëzimet e këshillat

Përmes një video sensibilizuese të publikuar në facebook, kryedemokrati Lulzim Basha I është drejtuar sot shqiptarëe lidhur me situatën e koronavirusit në vend. Basha apelon të gjithë qytetarët të respektojnë me përpikmëri udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën si edhe këshillat e mjekëve.

“Të dashur bashkëqytetarë, kjo është një kohë sakrificash që gjithsecili prej nesh duhet t’i bëjë për shëndetin e tij dhe të familjes. Ju bëj thirrje të respektoni të gjitha udhëzimet mbi distancimin social dhe higjenën! Duke ndjekur me përpikmëri këshillat e mjekëve, duke qëndruar në shtëpi, ne japim kontributin tonë për ngadalësimin e përhapjes së virusit, dhe për ta kaluar këtë të keqe me sa më pak pasoja për jetën dhe shëndetin tonë dhe të dashurve tanë!” shkruan Basha, bashkëngjitur videos.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular