BallinaOP EDKoronavirusi/A janë më të rrezikuar njerëzit me grup gjaku A?

Koronavirusi/A janë më të rrezikuar njerëzit me grup gjaku A?

spot_img
spot_img

Nga Sakthivel Vaiyapuri, The Conversation

Një studim i fundit nga Kina, që nuk është rishikuar akoma, sugjeron se ka një lidhje mes grupit të gjakut A dhe rrezikut më të madh për t’u infektuar nga Covid-19, në krahasim me njerëzit që kanë grup gjaku O. Sa qëndron kjo?

Siç e dimë shumë prej nesh, ekzistojnë disa grupe gjaku te njerëzit. Kryesisht ne i ndajmë në A, B, AB dhe O. Kjo do të thotë se një molekulë e veçantë sheqeri është në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut të secilit grup.

Zakonisht, më shumë njerëz janë me grup gjaku O sesa me grup gjaku A dhe grupet e tjera. Për shembull, në Mbretërinë e Bashkuar, 48 përqind e njerëzve kanë grup gjaku O, ndërsa 38 përqind, 10 përqind dhe 3 përqind kanë grupe gjaku A, B dhe AB, përkatësisht.

Diferencimi sipas grupit të gjakut luan një rol kritik gjatë dhurimit të gjakut dhe transfuzionit te pacientët. Edhe pse molekulat e grupimit të gjakut luajnë një rol te qelizat e kuqe të gjakut, ne nuk e kuptojmë ende plotësisht funksionin e tyre.

Studimi i fundit kinez analizoi në mënyrë retrospektive grupet e gjakut të pacientëve në tre spitale, dy në Wuhan dhe një në Shenzhen. Të gjithë pacientët ishin diagnostikuar me Covid-19.

Në Wuhan, në spitalin e parë ata analizuan edhe grupin e gjakut të 3694 personave që nuk kishin Covid-19 dhe zbuluan se 32 përqind e tyre kishin grupin e gjakut A dhe 34 përqind e kishin grupin e gjakut O. Në mesin e 1775 pacientëve Covid-19 në spital, 38 përqind kishin grupin e gjakut A dhe 26 përqind kishin grupin e gjakut O.

Në spitalin e dytë në Wuhan, nga 113 pacientë Covid-19 që analizuan, 40 përqind e kishin grupin e gjakut A, 25 përqind e kishin grupin e gjakut O.

Në spitalin e tretë në Shenzhen, nga 285 pacientë me Covid-19, 28.8 përqind e kishin grupin e gjakut A dhe 28.4 përqind e kishin grupin e gjakut O.

Asnjë konkluzion i qartë

Deri më tani, ne nuk kemi prova të forta shkencore për të provuar se grupi ynë i gjakut ka lidhje të drejtpërdrejtë me infeksionin Covid-19. Në këtë studim vëzhgues, nëse do të konsideronim disa parametra të tjera, siç është historia e mëparshme e sëmundjeve të tjera- veçanërisht imunitare dhe të lidhura me frymëmarrjen- përfundimet mund të ishin më të ndryshme. Ata gjithashtu nuk kanë shpjeguar se përse nuk arritën të shihnin një ndryshim të rëndësishëm mes grupeve të gjakut në Shenzhen. Dhe duke pasur parasysh se Covid-19 është një pandemi, madhësia e mostrës që duhej analizuar nuk është e mjaftueshme për të nxjerrë përfundime të qarta.

Tani kemi nevojë për hulumtime të hollësishme shkencore për të vendosur marrëdhënien mes grupeve të gjakut dhe Covid-19 dhe ndoshta infeksioneve të tjera virale. Ndërkohë, njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin këshillat e dhëna nga profesionistët e shëndetit, autoritetet qeveritare dhe OBSH për të shmangur këtë infeksion dhe për të kontrolluar përhapjen e tij, pavaërsisht se çfarë grupi gjaku kanë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular