40 shtetas shqiptarë, të cilët punonin në Mal të Zi, janë kthyer në Shqipëri për shkak të situatës me COVID-19. Ata janë rikthyer nga pika doganore e Hanit të Hotit falë një autobusi të vënë në dispozicion nga një qytetar shkodran. Por tashmë ata kanë ngelur në qytetin verior pasi nuk kanë para për tu rikthyer në qytetet e tyre. Ata apelojnë te qeveria që t’iu gjejë një zgjidhje sa më shpejt e të kthehen te familjet e tyre. Mes udhëtarëve ka qytetarë nga Tirana, Durrësi dhe Vlora.
Punëtorët shqiptarë kthehen nga Mali i Zi, por ngecin në Shkodër: S’kemi transport, qeveria të na ndihmojë
RELATED ARTICLES