Thellohet bilanci i viktimave Greqi, duke e çuar në 40 numrin e personave që kanë humbur jetën nga COVID-19. Mediat greke raportojnë se deri më tani numri i të prekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar në total 1156, shumica të regjistruar në Attica.
Po ashtu mësohet se në mes të viktimave ka më shumë burra (31) sesa gra (9), ndërkohë që mosha mesatare e tyre është 71 vjeç.
Aktualisht në Terapi Intensive qëndrojnë 69 persona, nga të cilët 77% kanë sëmundje shoqëruese.