BallinaAktualitetGafa e Ramës me fjalët e shenjta, citon Anwar al-Awlaki, njeriun që...

Gafa e Ramës me fjalët e shenjta, citon Anwar al-Awlaki, njeriun që u vra me dron nga amerikanët

spot_img
spot_img

Nëse i ndjek fjalët e shenjta që publikon rregullisht Edi Rama në mëngjes, mund të gjesh jo pak gafa, të cilat janë përhapur në median sociale.

Por mëngjesin e sotëm, Rama e nisi duke cituar një imam, të quajtur Anwar al-Awlaki.

“Gabimin e bën duke mendur se ke të drejtë, kur nuk ke. Mëkatin e bën duke e ditur që nuk ke të drejtë”, shkruan Rama.

Por imami që citon Rama është vrarë nga amerikanët më 30 shtator 2011. Urdhri për sulmin me dron ndaj tij u dha nga presidenti i asaj kohe, Barack Obama.

Ai u vra në Jemen pas dyshimeve amerikane se po planifikonte sulme terroriste në emër të Al Kaedës.

“Pas nja tri ditësh, çojini ndonjë perlë të Osamës se ky është gati të citojë edhe Hitlerin për interesat e tij,” ironizon gazetari Vehap Kola.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular