BallinaAktualitetTre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv, pozitiv me koronavirus

Tre kryeinfermierë të Spitalit Infektiv, pozitiv me koronavirus

re punonjes të Spitalit Infektiv në Tiranë mësohet se janë infektuar me koronavirus.

Burime spitalore bëjnë me dije se bëhet fjalë për 3 krye-infermierë të Spitalit Infektiv në Tiranë, ku deri tani janë trajtuar qytetarët e prekur nga COVID-19.

Sipas njoftimit të bërë me dije nga burimet, tre kryeinfermierët kanë pasur simptoma të infektimit dhe më pas janë testuar dhe kanë dalë pozitivë me koronavirus.

Më herët u raportua se edhe shefi i Laboratorit te Mikrobiologjisë në QSUT, Andi Koraqi është prekur nga COVID-19.

Deri tani numri i mjekëve të infektuar, që janë edhe pjesë e task forcës së ministrisë së Shëndetësisë, ka shkuar në tre.

Më herët janë infektuar edhe Mirela Cami, Drejtoresha e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular