BallinaOP EDHipokrizia e një Qeverie në krizë/Nga Ermal Xhelilaj

Hipokrizia e një Qeverie në krizë/Nga Ermal Xhelilaj

spot_img
spot_img

Nga Ermal Xhelilaj

Hipokrizia më e madhe e kësaj Qeverie, me anë të propagandës të ulët të Ministrisë së Shëndetësisë dhe strukturave të tjera qeveritare, qëndron në përpjekjet e saj për të prekur ndjenjat e krenarisë kombëtare të qytetarëve shqiptarë si dhe patriotizmin e atdhedashurinë e emigrantëve shqiptarë.

Po përse është vënë në lëvizje gjithë ky mekanizëm financiar qeveritar i kësaj propagande të ulet duke ofruar asistencë me personel mjekësor për vendet fqinjë kur dihet shumë mirë që Shqipërisë i mungojnë mjekët, infermierët dhe kapacitet mbështetëse!

Eshtë e kuptueshme. Përtej përpjekjeve dinjitoze e kontributit të personelit mjekësor në këtë situatë, të cilët meritojnë mirënjohje, gjendja e sistemit shëndetësor në Shqipëri është më tepër se e mjerueshme. Më kryesorja, Qeveria ka dështuar për të mbajtur nën kontroll e menaxhuar situatën aktuale.

Pikërisht këtë situatë të dëshpëruar të shëndetësisë shqiptare kërkon Qeveria që ta kamufloj me anë të një propagande të paskrupullt mediatike, duke shmangur vëmendjen nga problematikat e thella ekonomike, sociale e të sistemit shëndetësor që përjeton aktualisht vendi.

Për të gjithë qytetarët shqiptarët është i njohur fakti që spitaleve dhe sistemit shëndetësor në tërësi në Shqiperi u mungojnë elementët më bazik, medikamentet, aparaturat spitalore, madje edhe pajisjet mbrojtëse dhe maskat. Do ishte naive e dashakeqe të mendoje ndryshe.

Në realitet, mungesa e investimeve në shëndetësi dhe koncesionet multi-milion euro të Qeverisë e kanë katandisur sistemin shëndetësor ndër ditët më të zeza të tij. Pamundësisë për të menaxhuar në mënyrë efikase situatën e COVID-19 normalisht Qeveria i kundërpërgjigjet me propagandë.

Problemi qëndron se sa efikase do të jetë kjo propagandë qeveritare me qëllime politike e elektorale për të luftuar COVID-19 dhe për të siguruar shëndetin e shqiptarëve, sepse pandemia ka nevojë për spitale me standart, medikamente dhe mjete e pajisje mjekësore dhe jo për foto në facebook, duartrokitje ministrore dhe propagandë online!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular