BallinaAktualitet‘’Do bëjmë çfarë kemi në dorë për 15 kushtet e negociatave’’, Basha...

‘’Do bëjmë çfarë kemi në dorë për 15 kushtet e negociatave’’, Basha për bisedën me Soreca-n: Kemi nevojë për pajisje mjekësore dhe ndihmë financiare

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar bisedën online me ambasadorin e BE në Shqipëri Luigi Soreca.

Basha shprehet në emër të PD dhe Opozitës se do të bëjë çfarë ka në dorë që Shqipëria të plotësojë 15 kushtet e shtruara nga Këshilli Europian pas çeljes së negociatave.

Sa i përket situatës së koronavirusit Basha thotë se është mirënjohës për ndihmën grant 50 milionë euro por thotë se Shqipëria ka nevojë për më shumë ndihma në pajisje mjekësore dhe financiare.

STATUSI I LULZIM BASHËS

Falenderime Luigi Soreca-s dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve.

PD dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Mirënjohje BE për ndihmën financiare në luftën kundërCOVID 19. Kemi shumë nevojë për mbështetje me paisje mjekësore, për ndihmë financiare për njerëzit dhe familjet në shtrëngesë ekonomike, dhe për sipërmarrjen dhe ekonominë, për ta kaluar këtë krizë.

Lulzim Basha@lulzimbasha_al

Falenderime @LSorecaEU dhe BE për shprehjen e vullnetit pozitiv për çeljen e negociatave pas plotësimit të 15 kushteve. @pdshqiperi dhe opozita do të bëjmë çfarë kemi në dorë të kontribuojmë për këtë proces jetik për Shqipërinë dhe shqiptarët. https://twitter.com/lsorecaeu/status/1244995742835585024 

Luigi Soreca🇪🇺

@LSorecaEU

Good conversation with @lulzimbasha_al today on accession talks following last week’s @EUCouncil 🇪🇺 decision. We recognised the importance of reforms done by Albania🇦🇱 to get the green light and we agreed that they need to continue in view of the first IGC. 1/2

View image on Twitter
View image on Twitter
21 people are talking about this

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular