BallinaAktualitet“Ujku Mjergull do”, Gjunkshi: Paratë e taksapaguesve nuk shkojnë në drejtim të...

“Ujku Mjergull do”, Gjunkshi: Paratë e taksapaguesve nuk shkojnë në drejtim të çështjeve jetike dhe sigurisë

Nga Xhemal Gjunkshi

Paratë e taksapaguesve Shqiptarë, nuk shkojnë në drejtim të çështjeve jetike dhe të Sigurisë Kombëtare!

Jam i bindur që duke mos patur një strategji në marjen e vendimeve në këtë mision për të zgjidhur problemet e shumta që përballen qytetarët, në skenarin më të mirë, fondet rrezikojnë të ndahen në mënyrë joefikase.

Analizat, faktet, të dhënat në Raport me Sigurinë Kombëtare tregojnë që;

“Vendimmarësve nuk u mungojnë informacionet e sakta se ku janë nevojat më të mëdha, më të nevojshme, për të shpërndarë paratë e taksapaguesve Shqipëtarë. Ato para do të shërbenin në kohë reale, për të qenë sa më pranë Mjekëve, Personelit Shëndetësor, Pacientëve, Forcës së Armatosur, Policisë se Shtetit, Qytetarëve, Biznesit të Vogel, Biznesit të Madh etj, për të cilat nevojat janë jetike, në këto momente të vështira që po kalojmë.

Nga ana e Kryeministrit dhe Qeverisë ka mungesë transparence :

Së pari, mungesës së funksionimit të zgjerimit të rrjetit të mbikëqyrjes.

Së dyti, si po funksionon mbështetja për punën e Pushtetit Vendor, lokal.

Së treti, zhvillimi i terapive.

Së katërti prodhimin dhe blerjën e pajisjeve mbrojtëse personale si kitet dhe maskat.

Çdo gjë po shkatërrohet dhe shumë para po shkojnë drejt një pakice të korruptuar, në vend që ato me të vërtetë të shkojnë drejt gjërave që janë jetike, për qytetarët dhe Sigurinë Kombëtare.

Kryeministri dhe ekipi i tij ndjekin parimin:

“Ujku Mjergull do”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular