BallinaKryesoreCovid19/Ktheni vëmendjen tek fermerët e Lezhës, ja çfarë duhet të bëjnë Bashkia...

Covid19/Ktheni vëmendjen tek fermerët e Lezhës, ja çfarë duhet të bëjnë Bashkia dhe strukturat e Bujqësisë

Nga Alfrida Marku
(Ish-nenkryetare Bashkia Lezhe)

Në Bashkinë Lezhë 40% e territorit është tokë bujqësore. 60% e popullsisë jetojnë në zonë rurale, prej të cilëve të paktën 70% bazohen në ekonominë e tyre familjare blegtorale dhe bujqësore.
Vemendja këto ditë duhet kthyer tek FERMERËT. Duhen vendimmarrje të qarta e të bashkërenduara të strukturave përgjegjëse vendore, Bashkisë Lezhë e Seksionit të Bujqësisë në varësi të Ministrisë së Bujqësisë e Zhvillimit Rural:
Sigurimi i farërave, fidanëve, pesticideve e medikamenteve të nevojshme, falas për ekonominë familjare, vijimi i punës në përmirësimin e sistemit vaditës e kullues, taksë zero për tokën bujqësore për vitin 2020 si dhe pezullimi i periudhave të prapambetura shërbimi veterinar në çdo fshat, dhe çdo medikament të mbulohet falas, lehtësim të biznesit, me zero taksa vendore dhe shtyrje e pagesës së taksave të tjera,  Njesitë Administrative të shërbejnë si pika shpërndarje si dhe menaxhues të proçesit.
Për këto dhe masa dhe të tjera, të cilat duhet të jenë konkluzion i specialistëve, duhet ZË i VEÇANTË NË BUXHETIN E EMERGJENCËS, që Bashkitë dhe Qeveria duhet të vënë në dispozicion në shërbim të fermerëve.
Rregullat e pashmangshme të distancimit social i kanë kufizuar familjet në zonat rurale, ekonomia e tyre është drejt krizës, si dhe të mos harrojmë se numri e llojshmëria e njësive të shërbimeve në zonat rurale është i pakrahasueshëm me ato në zonat urbane. Por, për t’ja dalë duhet rifilluar, e për të korrur sërish duhet të fillojnë mbjelljet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular