BallinaAktualitetGazetarja shqiptare në Nju Jork Kozeta Turishta përlotet: Çfarë më tha shqiptarja...

Gazetarja shqiptare në Nju Jork Kozeta Turishta përlotet: Çfarë më tha shqiptarja që i vdiq bashkëshorti!

E ftuar në emisionin Arena nga Dritan Hila gazetarja shqiptare në Nju Jork Kozeta Turishta ka bërë një panoramë të situatës në SHBA që këto moment po përballet me koronavirusin, si e gjithë bota.

Turishta me lot në sy ka treguar edhe bisedën me një zonjë nga Shqipëria që ka humbur bashkëshortin nga ky virus.

Hila: A ka solidaritet mes shqiptarëve?

Turishta: Në këtë moment askush nuk mendon për dokumente, askush nuk mendon për gjëra të tjera, të gjithë mendojmë për këtë luftë. Ka shqiptarë të infektuar, një grua shqiptare ka humbur bashkëshortin e saj, dhe më tha se kjo është gjëja më e tmerrshme që më ka ndodhur pasi unë nuk shkoj dot t’i jap lamtumirën e fundit  njeriut tim më të dashur. Kjo është më keq saqë duket në media,  bilancet janë të frikshme, ajo që kemi në dorë është të qëndrojmë në shtëpi. Vetëm mbrëmë gazetari i njohur i CNN ka rezultuar me koronavirus.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular