BallinaKronikeVIDEO/Kërkohej nga Italia dhe Shqipëria, arrestohet nga RENEA në Kurbin 40-vjeçari i...

VIDEO/Kërkohej nga Italia dhe Shqipëria, arrestohet nga RENEA në Kurbin 40-vjeçari i rrezikshëm

Policia njoftoi mëngjesin e sotëm finalizimin e një operacioni të koduar “Godull 2020” pas informatave për vendndodhjen e një personi shumë të kërkuar në aksion u angazhuan Forcat Speciale “Renea” dhe Interpol Tirana. Operacioni u zhvillua në kushte të larta sigurie, në orët e para të mëngjesit, në fshatin Godull të Kurbinit. Forcat e policisë rrethuan banesën e A. J. alias A. Zh., 40 vjeç, duke bërë të mundur prangosjen e tij.

“Shtetasi i lartpërmendur ishte person i shpallur në kërkim kombëtar nga Komisariati i Policisë Kurbin, pasi Gjykata e Shkallës Parë Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Romës, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grabitja me armë ”, “Plagosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Maksimumi i dënimit për këto vepra penale është 20 vjet burg. Materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular