BallinaKryesoreGazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo...

Gazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve

Gazment Bardhi i përgjigjet Edi Ramës: Të sakrifikojë milionat për oligarkët, jo bukën e shqiptarëve

Edi Rama u kërkon saktificë vetëm qytetarëve të zakonshëm. Qytetarët nuk mund të mbajnë më gjatë barrën e taksës së korrupsionit që qeveritarët kanë futur në xhep. Taksa e korrupsionit i ka marrë peng dhe i detyron të mos anullojnë koncesionet dhe PPP.

Në vend që të sulmojë opozitën që po qendron në krah të qytetarëve në nevojë:

1. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 120 milion euro që ka parashikuar të japë për 12 koncesione dhe jo bukën e mijëra familjeve shqiptare.

2. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 40 milion euro që ka parashikuar për shpenzimet operative të Qeverisë dhe jo të lërë fëmijë pa bukë.

3. Edi Rama duhet të “sakrifikojë” 100 milion euro tendera luksi e të panevojshme dhe jo të fusë në borxh shqiptarët me njëri tjetrin.

Përgjegjësia e Qeverisë është që barrën e pamundësisë së mijëra qytetarëve të mos ua kalojë mijëra qytetarëve të tjerë, që janë po në kushtet e mbijetesës.

Barra duhet t’u kalojë qeveritarëve të korruptuar dhe oligarkëve që hanë milionat e shqiptarëve! Anullo koncesionet dhe PPP! Lëri fjalët boshe në facebook!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular