BallinaAktualitetPropozim për Ramën, meqë "nuk di": Si zgjidhet çështja e pagesave të...

Propozim për Ramën, meqë “nuk di”: Si zgjidhet çështja e pagesave të qytetarëve në të zezë

Dalja e përditshme ndonjëherë dhe 2 ose 3 herë në ditë e kryeministrit shqiptare ku flet për çdo gjë dhe nuk bën asgjë, është bërë aq shqetësuese saqë një pjesë as nuk shohin lajme por se ndonjëherë kur kërkojnë informacion zyrtare gjenden përballë Ramës që ju lutet të shtërngojnë rripin.
Rama sa herë del iu lutet shqiptarëve të rezistojnë, duke mos iu ofruar asgjë ku gjysma e popullësisë vuan për bukën e gojës. Gjasmë ka zgjidhur pjesën e biznesit të vogël ku ende asnjë kacidhe nuk ka shkuar tek ata, porse gati gjysma e shqiptarëve kanë punuar në të zezë. Këtu Rama fajëson qytetarin dhe thotë se duhet të denoncojë punëmarrësin dhe se si baba i të gjithëve që ka shpall veten do ta zgjidh.
Jo z.Kryeministër nuk është faji i tyre që punojnë në të zezë. Eshtë faji yt, i strukturave të qeverisë tënde që ka kaq informalitet. Dhe meqë po derdh lot krokodili për këta qytetarë që do të mbeten pa bukë për mungesën e të ardhurave, ja një propozim se si mund ti paguash; bëju thirrje të regjistrohen pranë zyrave të punës si të papunë dhe jo si deri më tani ku këto zyra propogande nuk të mundësojnë të regjistrohesh (kemi dhe prova po deshe) dhe jepu pagesë papunësie.
Ja zgjidhja e thjesht që gjasmë ti z.Kryeminister nuk e gjen dot!
Vasil Dardha

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular