BallinaAktualitetRama njofton masat lehtësuese për javën e ardhshme, nga zgjatja e orarit...

Rama njofton masat lehtësuese për javën e ardhshme, nga zgjatja e orarit të lëvizjes, hapja e dyqaneve…

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme do të lehtësohen masat kufizuese, por krahas atyre do të rriten ndëshkimet për të gjithë ata që shkelin rregullat

Rama ka njoftuar se Tirana, Durrësi dhe Fieri do të kthehen në vatër lojën tonë nëse nuk jemi të kujdesshëm dhe nuk respektojmë rregullat. Ai i ka bërë thirrje qytetarëve që të mos bëhen pjesë e grumbullimeve masive siç janë varrimet, sepse aq do ti duhej virusit te infektonte shume persona, ndersa permendi dhe rastin ne Shkoder.

Më e keqja nuk ka kaluar, po mund të na ndodhë ja kështu sa hapë e mbyll sytë dhe mund të na marrë me vete nëse mendon se ja hodhëm. Për këtë mjaftojnë vetëm pak koka.

Kjo nuk ndodh kudo në Tiranë, por në tregun e Kombinatit dhe diku tjetër, por kjo del e tepron për ti bërë gjëmën Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Kjo ndodh sepse disa nuk po duan akoma të kuptojnë se ku ka më keq të mos i japësh dot lamtumirën njërit të dashur.

Nuk e ndava me ju sot një pamje tmerruese në një varrim në Peshkopi. Aman o njerëz aman se me gjoba do ta zgjidhim këtë punë se në Shkodër  e infektuan njëri tjetrin në një mort dhe pastaj shkuan deri tek të shtata.

Jemi të detyruar ta shtyjmë për disa ditë, Të gjithë duhet ta marrin vesh se më e keqja nuk ka ardhur dhe kjo nuk është çështje oraresh e rregullash, po e zemrekut të sahatit të trurit që disave i ka mbetur 12. Tirana, Durrësi, Fieri do të bëhen vatër loja jonë nëse nuk i shtrëngojmë fort vidat e zinxhirit mbrojtës.

Do zgjasim fashën orare dhe të rrisim ndëshkimesh dhe do shkojmë deri në heqje lirie për ata që shkelin rregullat.

-Më pas do të përpiqemi të lejojmë automjetet private me fashë orare të zgjatur për të gjithë ata që kanë kompani private.

-Rritje të ndëshkimeve deri në heqje lirie, nëse automjeti përshembull përdoret për të transportuar të tjerët.

-Do të lejojmë dhe hapjen e dyqaneve, po do të kërkohet me detyrim pajisja me maska dhe doreza e personave që shërbejnë si dhe do të vendosen edhe rregulla strikte në shërbim.

Le të përgatiten që në momentin e hapjes të jenë gati për respektimin e rregullave për klientët dhe stafin. Nuk mund dhe nuk do të lejojmë më që të ketë thjeshtë mbyllje gjobitje, por deri konfiskim dhe heqje lirie për autorët e akteve kriminale.

-Duhet të përshkallëzojmë të gjitha këto masat që një pakicë mos të marri në qafë shumicën.

Nuk mund ta humbim këtë luftë për qejfin e atyre që akoma nuk po duan të marrin vesh. Ne do ta fitojmë këtë luftë me se s’bën. Teksa po shkojmë çdo ditë drejt pikut të luftës që ende nuk e kemi arritur, bilanci bëhet bërë fund dhe nuk ka ndeshje që mbaron pa rënë bilbil

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular