BallinaAktualitetShkodra bashkia e dytë më e prekur nga koronavirusi, konfirmohen 2 raste...

Shkodra bashkia e dytë më e prekur nga koronavirusi, konfirmohen 2 raste të tjera pozitivë

Ka shkuar në 33 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Shkodër, ku dy raste të reja kanë rezultuar pozitivë mbrëmjen e sotme.

Shkodra është bashkia e dytë me prekur nga koronavirusi në vend, pas Tiranës, ndërsa janë marrë edhe 17 mostra të tjera, ku pritet rritja edhe më tej e numrit të të infektuarve.
Deri tani, Shqipëria regjistron 335 persona të infektuar me koronavirus, ndërsa numri total i viktimave në vendin tonë nga virusi ka shkuar në 16.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular